English

Bullock: Divorci më ka bërë njeri të mirë

E martë, 1 mars 2011, NOA- Aktorja e njohur Sandra Bullock deklaron se pas divorcit nga i shoqi është më e qetë.

Bullock është ndarë së fundmi nga Jessie James, pasi kishte zbuluar se ai e tradhtonte.

“Situata pas divorcit më ka bërë një person më të mirë, tani ndihem më e qetë dhe e di se çfarë bëj dhe ku jam duke shkuar”, është shprehur, aktorja Sandra Bullock.

Aktorja u nda nga bashkëshorti i saj vitin e kaluar kur disa ditë pasi fitoi çmimin Oskar si “Aktorja më e Mirë”, ajo zbuloi se ai e kishte tradhtuar me një mori femrash.

a.y/NOA

KOMENTE