Tiranë, 1 mars 2011, NOA- Operatori “CEZ Shpërndarje” njofton për qytetarët se për tre ditë rresht kryeqyteti dhe rrethinat e tij do të vuajnë ndërprerjen e energjisë elektrike.
Mungesa e energjisë sipas “CEZ shpërndarje”, do të jetë si rrjedhojë e remonteve në rrjetin të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Mësohet se ndërprerja e energjisë elektrike do të përfshijë zonat e Kombinatit në Tiranë dhe nënstacionin Valias, Ndroqin, Vaqarin, Kamzën, Laknas dhe Tapizën.
Ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në Këlcyrë dhe në nënstacionin Ersekë.
Mungesa e energjisë elektrike në këto zona do të jetë nga nga ora 09:00 – 15:00.
Mësohet se nga data 2 deri më 4 mars do të kryhen riparime në nënstacionet që prekin këto zona.
Në datën 2 mars do të ketë punime në nënstacionin Livadhja, Smokthinë (Vlorë), dhe për këtë arsye do të ketë ndërprerje të energjisë për fshatrat Smokthinë dhe Lepenicë.
Në datën 3 mars remont i nënstacionin do të jetë në Orikum.
Në datën 4 në qytetin e Elbasanit, dhe do të ketë ndërprerje të energjisë në Bradashesh dhe Gracën.
Ndërsa në datën 4 mars do të ketë riparime në nënstacionin e Çorovodës.
Sipas “CEZ shpërndarje”, këto punime kanë si synim mirëmbajtjen e sistemit të shpërndarjes.
Në përfundim të njoftimit “CEZ shpërndarje” kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonave ku do të ketë mungesë energjie.
a.y/NOA