English

Dorëhiqet kreu i Entit Rregullator të Energjisë

Tiranë, 1 mars, NOA – Ka dhënë dorëheqjen kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta.

Lajmi bëhet me dijeni paraprakisht për agjencinë e Lajmeve nga burime pranë këtij institucioni, sipas të cilave, Nepravishta pritet që të dalë në një konferencë shtypi gjatë orës 11 të paradites së sotme, për të treguar arsyet e marrjes së një vendimi të tillë.

Bujar Nepravishta ka mbajtur detyrën e kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë prej më shumë se 6 vitesh, dhe që atëherë ai është përballur me disa debate mbi rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

n.e/NOA

KOMENTE