Shkup, 1 Mars, NOA – Pasi popullata shqiptare u njoh me vendimin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, me një të ngjashëm pritet të njihet edhe ajo që jeton në shtetin fqinj, Maqedoni.
Kështu, mediat vendase raportojnë që qeveria e Maqedonisë pritet të marrë sot vendimin për shtyrjen e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë për në vjeshtë, duke cilësuar se muajt më të mundshëm për mbajtjen e regjistrimit janë shtatori dhe tetori.
Ky fakt thuhet se merret për shkak të zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen në muajin maj ose qershor.
Regjistrimi ishte planifikuar të mbahej nga 1-15 prill 2011, por që nga njoftimi i tij kishte kundërshtime për mënyrën dhe kohën e regjistrimit.
n.e/NOA