Paris, 1 mars NOA - Është pezulluar që javën e kaluar nga Maison Dior për inagurimin e një bari në Paris.
Megjithatë, pas arrestimit për agresion, ka ardhur menjëherë një stuhi mbi John Galliano, stilistin e shtëpisë së modës franceze.
Faktikisht ai është kapur në një video tjetër, me komente rraciste të dizajnerit, që e mbyll “shpërthimin e tij me një emblematikë: “I love Hitler”.
Në videon, e shpërndarë nga tabloidi britanik “Sun”, stilisti është paraqitur i ulur në një tavolinë në të njëjtin lokal “La Perle del Marais”, ku javën e kaluar ka fyer rëndë Geraldine Bloch, një grua 35 vjeçare dhe e ka kërcënuar me vrasjen mikut të saj Philippe Virgitti.
r.b/NOA