English

Kapet në flagrancë duke vjedhur lokalin, prangoset 60 vjeçari

Sarandë, 1 mars 2011, NOA- Një 60 vjeçar është arrestuar në flagrancë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga policia e Sarandës.

Ymer Haziz Blloku, banues në fshatin Çermë të Lushnjes , është kapur në flagrancë duke vjedhur lokalin e shtetasit H. L., banues në lagjen Shkallë të fshatit Borsh-Sarandë. Materialet proceduriale lidhur me veprimin e 60 vjeçarit Blloku, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale të “Vjedhjes”.

a.y/NOA

KOMENTE