English

Komisioni parlamentar, miraton ndryshimet në Kodin Rrugor, rritet siguria në to

Tiranë, 1 mars 2011, NOA- Komisioni për Sigurinë Kombëtare ditën e sotme miratoi projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor.

Propozimet për këto ndryshime sipas anëtarëve të komisionit u bënë për ashpërsimin e masave administrative me gjobë për kundërvajtje administrative, që përbëjnë një burim të shtuar rreziku për aksidentet.

Me ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor, ky projektligj pritet të sigurojë parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe uljen e viktimave në trafik.

Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë është ligji bazë që së bashku dhe me aktet e tjera, të orientuara dhe të përshtatura sipas legjislacionit Europian, rregullojnë dhe disiplinojnë lëvizjen e qarkullimit rrugor, në bazë të parimeve të sigurisë rrugore në komponentët që kanë lidhje me të.

Pas shqyrtimit të propozimeve komisioni miratoi dhe ra dakord që projektligji të kalojë në seancë plenare.

Në seancë plenare, pritet që projektligji të marrë votat e ligjvënëse, në mënyrë që të hyjë në zbatim.

a.y/NOA

KOMENTE