English

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin tri-javor të punimeve

Tiranë, 1 mars 2011, NOA – Konferenca e Kryetarëve ka diskutuar dhe miratuar sot kalendarin tri-javor të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Zyra e shtypit e Kryesisë së Kuvendit bën me dije se në konferencën e drejtuar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli morën pjesë të gjithë Përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare si dhe Kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

Sipas kësaj zyre Konferenca e Kryetarëve miratoi në unanimitet kalendarin tri-javor të punimeve të Kuvendit i parashikuar për periudhën nga 28 shkurti-17 mars.

mit/NOA

KOMENTE