Berlin, 1 mars, NOA - Ministri gjerman i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg dha dorëheqjen. Këtë e bëri të ditur sot në Berlin vetë ministri. Më parë Guttenberg ishte konfrontuar lidhur me skandalin e plagjiaturës edhe me politikanë nga kabineti qeverisë.
Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Thierse, ishte shprehur kundër deklaratës së Merkelit se ajo nuk ka vendosur një asistent shkencor, por një ministër. Kancelarja ndan në njërën anë Guttenberg-un si person privat dhe në anën tjetër Guttenberg-un si ministër. Ish-kryeministri i landit të Saksonisë, Kurt Biedenkopf, e kritikoi qëndrimin e qeverisë lidhur me skandalin mbi plagjiaturën e ministrit.
Ai e mbështet plotësisht notën e protestës së nënshkruar nga rreth 30.000 shkencëtarë drejtuar kancelares Angela Merkel, tha politikani i CDU-së në televizionin ZDF. Fillimisht kolegia e kabinetit të tij qeveritar, ministrja e Shkencës, Annette Schavan, kishte thënë se ky rast ishte një turp për Guttenbergun. Edhe profesori Peter Häberle, udhëheqësi i doktoraturës së tij, u distancua hapur nga skandali i Guttenbergut.
NOA/DV