English

Naço: Privatizimet, proces transparent

Tiranë, 1 mars, NOA – Privatizimi i rreth 2 mijë objekteve shtetërore është një proces normal që po zhvillohet brenda kuadrit ligjor. Kjo është deklarata që ka bërë sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ministri i Ekonomisë Nasip Naço.

Në fjalën e tij, Naço ka theksuar në çdo vend bëhen privatizime dhe i cilësoi si të qëllimshme deklaratat e opozitës për shitje pa kriter të pasurive publike.

Ai tha se “opozita nuk duhet të nxisë panikun tek qytetarët”. Ministri ka sjellë në vëmendje të deputetëve socialistë faktin se procesi i privatizimeve ka nisur kohë më parë dhe nuk është një fenomen i ri për ekonominë e vendit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se procesi i shitjes së pasurive, për të cilat PS-ja dyshon se po bëhen në mënyrë klienteliste, është transparentë dhe do të bëhet i hapur për publikun.

Naço ka theksuar se ka institucione që montirojnë punën e Ministrisë së Ekonomisë dhe agjencive të tjera që merren me procesin e privatizimeve.

a.k/NOA

KOMENTE