Prishtinë, 1 mars 2011, NOA- Partia Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesat lidhur me procedurat që u ndoqën për zgjedhjen e Presidentit Behxhet Pacolli.
“Kërkesa jonë konteston procedurën, me të cilën është zgjedhur presidenti Pacolli më datën 22 shkurt në seancën e jashtëzakonshme. Natyrisht, ne i kemi paraqitur argumentet kryesore dhe tani i takon deklaroi Vjosa Osmani, deputete e LDK-së.
Sipas këtyre dy partive pretendohet se gjatë seancës-maratonë për votimin e Presidentit Pacolli ka pasur shkelje të procedurave dhe të Kushtetutës.
Lidhur me këto konstatime të tyre LDK dhe AAK e kanë çuar çështjen në Kushtetuese dhe presin qëndrimin e saj.
a.y/NOA