English

Parashikimi i motit, 2 Mars 2011

Tiranë, 1 Mars 2011 NOA - Dita e neserme parashihet të sjellë vranesira dhe reshje ne te gjithe vendin ku më tëe dendura do te jene ne veri dhe veriperendim te Shqipërisë: Bajram Curri, Puke, Kukes, Shkoder, Lezhe e me pas fuqizimi i i tyre do te jete ne Zonat jugore dhe juglindore.

Debore te paket do te kete ne Kukes, Diber, Peshkopi, Bulqize si edhe ne Korçë, Erseke.

Te njejtat kushte atmosferike do te na shoqerojne edhe gjate oreve te mesdites ku problematike situata do te mbetet ne juglindje te territorit.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb gjate pjeses se dyte te dites parashikohet permiresim i kushteve atmosferike duke bere qe vranesirat dhe reshjet te largohen nga pjesa me e madhe e vendit per tu zhvendosut drejt zonave malore pergjate kufirit Lindor, por edhe ne keto zona intensiteti i reshjeve do te jete i dobet.

Ne mbremje dhe gjate nates reshjet do te largohen nga i gjithe vendi duke ri-kthyer kthjellimet.

Kjo situatë me mot te paqendrueshem ka ardhur si rezultat i vendosjes te nje qendre me presion te ulet atmosferik ne Jug te italise shoqeruar nga nje front i ftohte si edhe nje front i ngrohte i pozicionuar ne Perendim te territorit tone duke sjelle masa ajrore te ngrohta e te lageshta.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te sjelle renie te ndjeshme te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim Jugor – Jugperendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te mbetet 3 balle.

Europa

Moti Neser– E merkure, 2 mars 2011

Persa i perket dites se neserme do te kemi hyrje te fronteve te ftohta nga oqeani Atlantik drejt ishujve Britanike duke u futur deri ne Qender te Europes.

Po ashtu nje tjeter front i ftohte parashikohet te vije nga Spanja drejt rajonit te Mesdheut i cili do te vije duke u degraduar.

Ndërsa ne gadishullin e Ballkanit do te mbivendosen dy fronte te ngrohta përkatësisht ne Greqi dhe perëndim te Shqipërisë.

Ne keto kushte Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te karakterizohen nga masa ajrore te ngrohta e te lagështa, vranësirat dhe reshje e shiut do te jene dominuese ne te gjithë këto zona.

Ne Greqi problematike do te jene shkarkesat me rrufe.

Po ashtu vranesira dhe reshje debore do te kete ne Evropën Veriperëndimore ku me te dendura do te jene ne Norvegji dhe Suedi, parashikohet qe gjate pasdites te ketë dobësim te ndjeshem te reshjeve ne keto vende ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do te dominohet nga moti i kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E merkure, 2 mars 2011

Greqia alarmon reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Europa Qendrore rrezikon temperatura te ulëta;

Skandinavia do te rrezikohet nga mjegulla e dendur ne akset rrugore.

e.r/NOA

KOMENTE