English

PD: Rama rreh nënën e dhunon gratë

Tiranë, 1 mars, NOA – Partia Demokratike ka shtuar dozën e akuzave ndaj kryetarit të Parisë Socialiste dhe kryebashkiakut të Tiranës Edh Rama. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së, Ledina Alolli, akuzoi Ramën për dhunë ndaj grave.

“Edvin Kristaq Rama, njeriu monument i dhunës ndaj grave, ndaj nënës, ndaj fëmijës dhe bashkëshortes së tij: Ai që rreh gruan e tij në publik. Ai që mohon djalin e tij. Ai që çoi në spital psikiatrik nënën e fëmijës së tij. Ai që nxjerr bashkëshorten e tij lakuriq plazheve të botës. Ai qe grushton e rreh me hunj nënën e tij. Ai qe dhunon, rreh, godet, thyen brinjët e bashkëjetueseve të tij të radhës”, tha Alolli.

Ajo u shpreh se “Edvin Kristaq Rama, njeriu qe dhunën e ka model të jetës, dhunën e ka platforme politike. Ky njeri lëvizjen për emancipimin dhe dinjitetin e gruas kërkon ta zëvendësojë me haremin e tij politik”.

Ajo u shpreh se Rama nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia e dhunës së 21 janarit. “Partia Demokratike i thotë Edvinit që akuzoi Kristaq Ramën. 1. Si baba të djalit dhe nuk bëri analizën për të faktuar akuzën. 2. Bashkëshortit që dhunon gratë e tij të shtëpisë duke mos kursyer as nënën e tij. 3. Babait që mohoi djalin për 13 vjet. I thotë, se asgjë nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore politike e organizimit të grushtit të shtetit të 21 janarit. Edvin Kristaq Rama mban mbi shpinë përbuzjen dhe përçmimin e çdo gruaje”, tha ajo.

a.k/NOA

KOMENTE