Tiranë, 1 mars, NOA – Partia Demokratike ka kërkuar sot nga kryetari i Partisë Socialiste që të lejojë drejtësinë që të zbardh të vërtetën e datës 21 janar dhe akteve të dhunës ndaj institucioneve. Deputetja e PD, Paulina Hoti tha sot në një deklaratë për mediat se kreu i PS-së duhet përgjigjet për dhunën.
“Ai që ktheu Partinë Socialiste në partinë e vetme të dhunës në Europë. I themi: Hiq rrethimin ndaj Prokurorisë. Dorëzoju drejtësisë. Kryeorganizatori i dhunës. Kryeorganizatori i tentativës për përmbysje me dhunë të rendit kushtetues për karrigen e tij, nuk mund e nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit të shtetit ligjor”, tha Hoti.
Ajo u shpreh se kreu i PS-së është simboli më i korrupsionit në rajon. “Edvin Kristaq Rama, kryepuçisti i grushtit të dështuar të shtetit të 21 Janarit. Kreu i pjellave të Gadafëve dhe Benalive që kërkoi me dhunë dhe me pushkë të kthente pushtetin e përmbysur të tyre 20 vite më parë. Njeriu që është i gatshëm të shkelë mbi 13 mijë kufoma për karrigen e tij. Ky monument i turpshëm i korrupsionit në Ballkan”, tha sot Hoti.
a.k/NOA