Tiranë, 1 mars, NOA – Dita e djeshme ka shënuar fundin e afatit zyrtar të përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave për pajisjen me kasa fiskale për biznesin e vogël.
Nëse biznesmenët do ta bënin një gjë të tillë brenda këtij afati kohor, qeveria kishte parashikuar edhe përfitimin prej tyre nga subvencionimi prej 44 mijë lekësh.
Ndërkaq, sipas Drejtorisë së Tatimeve, kush nuk ka blerë matësin fiskal deri në datën 28 shkurt, nuk do të ketë mundësi të përfitojë këtë subvencion.
Për fat të keq, ende rezultojnë shumë biznese që nuk e kanë plotësuar këtë udhëzim të vendosur nga tatimorët, duke bërë që megjithëse ka trokitur data 1 mars, ende të gjenden pa kasa fiskale në bizneset e tyre.
n.e/NOA