Shkodër, 1 mars 2011, NOA- Ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ra në prangat e policisë Elmir Guri, 40 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, të qytetit Shkodër.
Ndalimi i tij u bë, për arsye se ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim nga ana e policisë, për arsye se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka vendosur për 40 vjeçarin masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Plagosje e rëndë e kryer në bashkëpunim”.
Sipas burimeve policore saktësohet se kjo ngjarje ka ndodhur disa kohë më parë në lagjen Partizani, të qytetit Shkodër, ku i ndaluari Elmir Guri, në bashkëpunim, ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin Edmond U., vjeç 31, banues në Malësinë e Madhe.
a.y/NOA