Gjakovë, 1 mars 2011, NOA - Departamenti special për anti-korrupsionin në Policinë e Kosovës, pas një hetimi disa mujor finalizoi sot arrestimin e një të dyshuari për korrupsion, shpërdorim të postit zyrtar dhe falsifikim dokumentesh.
Efektivët e anti-korrupsionit informuan se i arrestuari Pashkë. M. Lindur në vitin 1962, akuzohet për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Sipas policisë së kosovës Pashkë M., duke punuar si ish-drejtor i filialit të bankës kreditore në Gjakovë, akuzohet se ka përfituar për llari të tij një shumë rreth 200 000 (dyqind mijë) euro, përmes mashtrimit dhe falsifikimit.
Arrestimi i tij erdhi si rezultat i hetimeve të mëhershme të bëra nga hetuesit, hetime të cilat përfshinë edhe guvernatorin e bankës qendrore.
Policia e Kosovës bëri me dije se i arrestuari është dërguar në qendrën e ndalimit me urdhër të prokurorit special për tu proceduar më tej penalisht.
mit/NOA