Tripoli, 1 mars, NOA – “Populli im më do”. Kështu është shprehur lideri i Libisë, kolonel Muammar al Gaddafi, gjatë një interviste për BBC.
Duke shtuar se do të jepte edhe jetën e tij për ta mbrojtur atë.
Nga ana tjetër, gjatë intervistës ai mohoi zhvillimin e protestave dhe përleshjeve në Tripoli.
“Njerëzit që kanë dalë në rrugë, janë të droguar dhe të udhëhequr nga Al-Kaeda”, insistoi koloneli.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se mbështetësit e Gaddafit, kanë sulmuar qytetet Savija dhe Misurata që mbaheshin deri dje nga kryengritësit.
Por edhe në Tripoli, ata kishin qëlluar ndaj demonstruesve dhe shumë të rinj kanë mbetur të vdekur.
n.e/NOA