English

Pukë, flakë zjarri në një pyll malor, e vështirë ndërhyrja

Pukë, 1 mars 2011, NOA – Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot dhjetëra hektarë pyje në zonën e Pukës. Korrespondenti i agjencisë NOA informoi se zjarri u përhap në orët e mesditës në një pyll malor, pranë fshatit Çele të qytetit të Pukës, që ndodhet në kufi mes Pukës dhe Kukësit.

Sikundër mësohet në vendngjarje janë shfaqur edhe forcat zjarrfikëse.

Por duket se ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve është tejet e vështirë, pasi zona ku ka rënë zjarri ndodhet në një shpat mali.

Vatra e zjarrit është përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore, i ndihmuar edhe nga shkurret.

Policia e Pukës ka nisur hetimin e ngjarjes.

Sipas policisë dyshohet se zjarri është ndezur në mënyrë të qëllimshme nga barinjtë e zonës, një pistë kjo e njohur edhe për zona të tjera të vendit, ku barinjtë i vënë zjarrin qëllimisht kullotave e pyjeve, zjarrvënie që kanë vënë në pranga shumë autorë.

mit/NOA

KOMENTE