Vlorë, 1 mars 2011, NOA – Bien në prangat e policisë së Vlorës dy persona nga fshati Radhimë i Vlorës, të cilët bashkë me një të tretë të shpallur tashmë në kërkim akuzohen për vjedhje. Blutë e Vlorës arritën të arrestojnë 19-vjeçarin Kulemans Xhebro Havaraj, banues në Radhimë, dhe 17-vjeçarin me iniciale E. D., edhe ky banues në fshatin Radhimë, ndërkohë që është shpallur në kërkim 23-vjeçari Deat Fatmir Kapo, bashkëfshatar i dy të tjerëve.
Policia e Vlorës bën me dije se tre shtetasit në fjalë dyshohet se në datën 25-02-2011 rreth orës 10:30 kanë vjedhur banesën e shtetasit 66-vjeçarit Mustafa Halo Lagji banor në Radhimë, të cilit i kanë vjedhur plot 105 mijë Euro.
Nga policia janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 42 550 euro, të cilat u gjetën në banesën e shtetasit Kulumans Havaraj si dhe 600 euro dhe 7200 lekë që u gjetën në banesën e 17-vjeçarit E. D..
Uniformat blu të Vlorës po punojnë intensivisht për kapjen e personit të shpallur në kërkim, ndërkohë që dy të arrestuarit do të procedohen për vjedhje.
mit/NOA