Tiranë, 1 mars, NOA/ Update - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot gjatë një konference me gazetarët se protestat dhe demonstratat e opozitës do të vazhdojnë. Ai u shpreh se ballafaqimi i opozitës me qeverisjen nuk do të mungojë edhe gjatë ditëve në vijim.
“Do të vazhdojmë në rrugën e ballafaqimit formal me këtë regjim në të gjitha hapësirat ku do të marrë jetë beteja për fitoren e kësaj kuze. Ky ballafaqim do të vazhdojë me këmbëngulje dhe intensitet dhe padyshim demonstrata do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen”, tha kreu i PS-së.
Ai nuk bëri të ditur ndonjë datë për demonstratat duke shtuar se këto janë pjesë e kalendarit të lëvizjeve të opozitës.
[media id=173 width=600 height=440]
“Procesi i zhvillimit të demonstratave është i pandërprerë. Momentet e realizimit të tyre janë të veçanta që parashihen në kalendarin e aksionit tonë politike”, tha sot Rama.
Rama nuk ka dhënë përgjigje për kandidimi e tij në Bashkinë e Tiranës duke theksuar se disa njerëz nga mazhoranca “po buzëqeshin para kohe”.
a.k/NOA
Lexoni gjithashtu: Rama: Nuk bojkotojmë, por s’ka zgjedhje