Vlorë, 1 Mars, NOA – Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, e dyshuar si e llojit kanabis sativa, është sekuestruar nga forcat e policisë së Vlorës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë së Vlorës, sipas të cilave, bëhet fjalë për një sasi prej 164 kilogramë kanabis sativa.
Ndërsa thuhet se për këtë ngjarje ka tashmë edhe një të arrestuar, emri i të cilit bëhet konkret, Klodian Llanaj, 25 vjeç.
Kjo pasi ka qenë pikërisht automjeti i tij, me targa TR 4911 M, i cili transporonte lëndën narkotike të lartpërmendur.
Forcat e policisë e kanë gjetur atë pas një kontrolli të ushtruar brenda tij, ndërsa udhëtonte fshati Peshkëpi drejt qytetit të Vlorës ... (vijon)
n.e/NOA