English

Shkodër, arrestohet 40-vjeçari, plagosi rëndë një tjetër

Shkodër, 1 mars 2011, NOA – Uniformat blu të qytetit të Shkodrës ekzekutuan sot urdhër-arrestin e lëshuar nga prokuroria për një person të shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të një personi tjetër. Personi i arrestuar është 40-vjeçari Elmir Guri, banues në lagjen “Partizani”, të qytetit.

Ndalimi i Gurit u realizua për arsye se Gjykata e Shkodrës kishte vendosur në muajin prill të vitit të shkuar masën e sigurisë arrest me burg për konsumimin e veprës të plagosjes së rëndë të kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë Elmir Guri në bashkëpunim me dikë tjetër ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, 31-vjeçarin Edmond U., banor në Malësinë e Madhe.

Ngjarja në fjalë kishte ndodhur në 24 prill të vitit të shkuar.

I arrestuari po procedohet penalisht nga Prokuroria e Shkodrës.

mit/NOA

KOMENTE