Rio de Zhanejro, 1 mars, NOA – Karnavalet e Brazilit kanë nisur me tersllëk të madh që në fillim të tyre. Pasi para pak javësh, u dogjën plot 8 mijë kostume të tyre, në disa dyqane të Rio de Zhanejros, një tragjedi e madhe i ka pasuar sërish ato.
Fjala është për faktin se të paktën 16 persona gjetën vdekjen në Minas Gerais, ndërsa një kabëll i tensionit të lartë preku aksidentalisht një nga automjetet e paradës së karnavaleve.
Mediat braziliane, citojnë konkretisht se kablli i shkëputur preku automjetin që transportonte një orkestër.
Festimet e karnavaleve fillojnë në fundjavë.
n.e/NOA