Vlorë, 1 mars 2011, NOA- Policia e Vlorës ka vënë në pranga Myslym Ramiz Mborja, 17 vjeç, banues në lagjen lagjen “1 Maji” pasi në datë 25 shkurt në lagjen “1 Maji” në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka vjedhur tela alumini nga shtyllat elektrike të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike.
Lidhur me këtë vepër penale, materialet procedurale i janë çuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vjedhje”.
a.y/NOA