English

Aktiviteti fizik, më i rëndësishëm se ai mendor

Uashington, 2 mars 2011 - Vrapi, ecja në këmbë dhe gjimnastika e rregullt ul 40% më shumë rrezikun e dobësimit të trurit në krahasim me ushtrimet mendore.

Mjekët rekomandojnë sportin dhe aktivitetin fizik si rrugën më të mirë për të mbajtur në formë trurin dhe inteligjencën sidomos për të moshuarit.

Vitet e fundit tregu është plotë e lojëra të ndryshme elektronike për të mbajtur në formë trurin, vëren MIA.

Por kësaj radhe specialistët thanë se aktiviteti fizik është më i rëndësishëm se aktiviteti mendor për të mbajtur në formë inteligjencën e trurit.

Testet treguan se vrapi, ecja në këmbë dhe gjimnastika e rregullt ul 40% më shumë rrezikun dobësimit të trurit në krahasim me ushtrimet mendore si kujtimi i emrave apo analizimi i informacioneve.

KOMENTE