English

Analiza vjetore e ISKSH: Për pensionistët, në 1 vit, 400 milione lek më shumë për barnat

Tiranë, 2 mars 2011, NOA- Ditën e sotme ISKSH bëri analizën vjetore të punës dhe ecurisë së saj gjatë vitit 2010-të.

“Viti që ne sapo lamë pas për Institucionin tonë, ishte një vit i ngjeshur me projekte e programe në funksion të konsolidimit dhe thellimit të reformave në sistemin shëndetësor të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare. Roli i ISKSH edhe për vitin 2010 do të ishte përcaktues si në thellimin dhe konsolidimin e reformës në shërbimin e KSHP, ashtu edhe në implementimin e reformës në shërbimin publik spitalor”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-se Elvana Hana në analizën vjetore të Institucionit.

Gjatë vitit 2010 një vëmendje e madhe i është kushtuar thellimit të reformave në financimin e shërbimeve të Parësor, në përmirësimin e treguesve të performancës dhe të cilësisë, si edhe në informatizimin e sistemit.

E plotë, analiza e ISKSH-së:

Më poshtë janë të përshkruara ecuria e treguesve të këtij shërbimi, efektet financiare të tij, monitorimi i rimbursimit dhe tregues të tjerë të këtij shërbimi:

Ecuria e numrit të vizitave të realizuar nga mjekët e QSH

Gjatë vitit 2010 në nivel vendi nga MPF të 421 QSH të kontraktuar me ISKSH janë kryer 5,441,049 vizita. Krahasuar me vitin 2009, kemi një rritje të numrit të vizitave prej 10 % ose rreth 500 mije vizita më shumë dhe krahasuar me vitin 2008 me një rritje prej 31 % ose 1,250,000 më shumë.

Karakteristikë për vitin 2010 ishte shtimi i numrit të indikatorëve të cilësisë, i cili si qëllim kryesor ka përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit të diagnozave më frekuente në këtë shërbim dhe qe zënë një peshë të madhe ne rimbursim. Po ashtu për të monitoruar dhe për ti dhënë rëndësinë e duhur zhvillimit dhe mirërritjes se fëmijëve, u vendos edhe një indikator për ndjekjen dhe monitorimin e fëmijëve 0-1 vjeç.

Gjatë vitit 2010, i gjithë aktiviteti i qendrave shëndetësor u evidentua nëpërmjet sistemit të informacionit shëndetësor, tashmë të miratuar për kujdesin parësor.

Ndjekja e zbatimit të Sistemit të Informacionit Shëndetësor (SISH) ne Kujdesin Parësor.

Nëpërmjet SISH në kujdesin parësor, është shtuar gama e pasqyrimit të të dhënave të aktivitetit të QSH; Konkretisht, ne sot jemi në gjendje të pasqyrojmë numrin e procedurave mjekësore të kryera nga infermieret. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm për monitorimin dhe vlerësimin adekuat të aktiviteteve të ofruesve dhe ne rastin konkret të infermiereve të KSHP.

ISKSH Nr. proçed. Injeksione

2,097,611

Nr. proced. Mjekime

235,995

Kështu për vitin 2010 nga infermirët që ofrojnë shërbim në kujdesin parësor janë kryer rreth 2 milion procedura injeksione dhe 235 mijë mjekime. Gjithashtu nga infermieret e kujdesit parësor janë kryer në total afro 5.5 milion vizita, ku nga këta rreth 1 milion janë kryer vetëm nga infermieret pa praninë e mjekut,ku mbi 60 % të vizitës janë kryer për arsyen ‘Tjetër’, 15 % ‘vaksinim’, 8.7 % ‘vizitë tjetër e gruas shtatzënë’, dhe 9.4 % ‘edukim shëndetësor’. Për vitin 2010, nder të dhënat e reja të mbledhura për here të pare, fale implementimit të sistemit të informacionit, është dhe numri i vizitave për ekzaminime laboratorike dhe imazherike të kryer nga QSH e Kujdesit parësor, të cilat janë ne numer: 180,000 ekzaminime, dhe qe përbëjnë 3.5 % ndaj totalit të vizitave në të gjithë Kujdesin Parësor.

Analiza e sëmundshmërisë kronike, shpenzimeve të rimbursimit dhe konsumit të barnave për Vitin 2010

Për barnat janë shpenzuar 1.1 miliardë lek me shumë se në vitit 2009, rritje kjo me lartë nder vit, që ka ardhur si pasojë e disa faktorëve, duke përfshirë faktin se LBR 2010 ka qenë më e kushtueshme.

Të sëmurët kronikë gjatë vitit 2010 kanë përfituar 335,350 receta më tepër se në vitin 2009, ndërsa ne raport me vitin 2008 kjo kategori ka përfituar rreth 700,000 receta me tepër, që reflektojnë një efekt shtesë financiar prej 1,300,000 mije lek. Në nivelet e realizimit të shpenzimeve të rimbursimit kanë ndikuar:

Rritja e sëmundshmërisë kronike, e cila ne 2010 është rritur me rreth 37 mije raste të sëmurësh kronikë më tepër se në 2009.

Rastet e reja të sëmurëve kronike. Gjatë vitit 2010, numri i rasteve të reja të sëmundshmërisë kronike ka qenë rreth 50,000 raste ne total me një mesatare mujore prej 4200 rastesh ne muaj ose 8093 raste të reja kronike me tepër krahasimisht me vitin 2009.

Rastet me ndryshim mjekimi

Gjatë vitit 2010 kanë qene 34,031 raste me ndryshim mjekimi ne total, me një mesatare mujore prej 2900 rastesh ose 6,234 raste me ndryshim mjekimi me tepër krahasuar me vitin 2009. Nga monitorimi i 15 diagnozave me të shtrenjta. Pesha specifike qe zë ky grup diagnozash është 76% të totalit të recetave dhe 60% të rimbursimit si ISKSH.

Ne krye të listës për nga rimbursimi dhe numri i recetave qëndrojnë HTA esencial 20.1% të totalit të rimbursimit, Diabeti Mellitus 10.7%, Astma bronkiale 6.5%, dhe Insuficienca kardiake 4.7%. Vetëm këto katër Dg. zënë 60% të numrit të recetave dhe 42% të rimbursimit total (Grf.13).

Shpenzimet e rimbursimit për këto diagnoza janë rritur 17% me tepër ne 2010 kundrejt vitit 2009.

Ka shtim të rasteve të reja për çdo diagnoze qe ne total për vitin 2010 janë 31,500 raste të reja.

Ecuria e shpenzimeve të rimbursimit dhe numrit të recetave sipas kategorive të pacientëve.

Duke analizuar shpenzimet e rimbursimit për çdo kategori pacientësh qe paraqiten për trajtim mjeksor, konstatojmë që dhe për vitin 2010, rreth 90% e pacientëve i përkasin kategorive qe përfitojnë rimbursim të barnave 100 %, dhe 10% janë kategoritë e tjera qe përfitojnë rimbursim të pjesshëm.

Kategoria Pensionistë e cila zë pjesën me të madhe ne shpenzimet faktike të rimbursimit me 44.8 % të shpenzimeve totale. Për vitin 2010 shpenzimet janë rritur ne krahasim me vitin 2009 me 400 milion lek te reja, numri i recetave është rritur me 225 mije. Numri i recetave të kësaj kategorie zë 69.9 % të numrit total të recetave për vitin 2010.

Kategoria Invalidë të plotë ka nje rritje të shpenzimeve faktike të rimbursimit ne krahasim me vitin 2009 prej 307 663 dhe rritje të numrit të recetave prej 52 980 receta me shumë se ne vitin e kaluar. Kjo kategori zë 29.3 % të shpenzimeve ndaj totalit.

Kategoria Veteranë, vemë re një rritje të shpenzimeve të rimbursimit për vitin 2010 prej 16 940 mije lek ,ka nje ulje të numrit të recetave prej 7 361 receta me pak se ne 2009 gje qe tregon qe vlera e recetës për këtë kategori është rritur ndjeshëm. Kjo kategori zë 5.2% të totalit të rimbursimit.

Kategoria Të sëmurë me Ca. ka një peshë specifike prej 9.5 % të shpenzimeve të rimbursimit në total, ka një rritje prej 200 228 mijë lek dhe një rritje të numrit të recetave prej 4 502 receta me shumë se ne 2009.

Kategoria Popullsi aktive e cila zë 4.4% të shpenzimeve totale të rimbursimit për vitin 2010 ka nje rritje prej 52 481 mije lek dhe nje rritje të numrit të recetave prej 28 338 receta me shumë se në vitin e kaluar.

Një element shumë i rëndësishëm është dhe rimbursimi i Barnave të Shtrenjta të cilat tregtohen vetëm ne farmacinë e QSUT.

Është e rëndësishme të theksohet qe me këto barna trajtohen një numër i kufizuar pacientësh (ne total rreth 850 pacientë) kryesisht invalidë të plotë, por shpenzimet e rimbursimit të tyre për 2010 zënë rreth 18.2 % të shpenzimeve totale nga 15.8% ne 2009 dhe 13.9% në 2008.

PRIORITETET PËR VITIN 2011

Konsolidimi i procesit tashme të filluar i kostifikimit të shërbimeve spitalore.

Krijimi i kushteve dhe i një strategjie për implementimin e Ligjit të Ri funksionimit të FONDIT

Informatizimi i mëtejshem i sistemeve ne të gjitha hallkat e skemës.

Forcimi i kontrolleve financiare dhe mjekësore të të gjithë tipave të ofruesve të shërbimeve të kontraktuar me ISKSH.

a.y/NOA

KOMENTE