English

Beçaj mbledh të premten Konferencën Gjyqësore Kombëtare

Tiranë, 2 mars, NOA - Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, me cilësinë e Kryetares së Konferencës Gjyqësore Kombëtare vendosi të thërrasë mbledhjen e kësaj të fundit ditën e premte, datë 08.04.2011.

Mbledhja e Konferencës Gjyqësore Kombëtare organizohet në mbështetje të nenit 147/1 të Kushtetutës si edhe Rregullores së saj, bashkë me ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Ndërkaq, siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, Konferenca Gjyqësore Kombëtare ka në rendin e ditës zgjedhjen e 2 anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për një mandat 5 vjeçar, që do të zëvendësojnë dy anëtarë të cilëve u mbaron mandati.

Dhe në mbështetje të Rregullores së KGJK-së, gjyqtarët të cilët do të kandidojnë për vendet vakante, do të shpallin kandidaturat e tyre jo më vonë se 10 ditë përpara datës së konferencës.

n.e/NOA

KOMENTE