Tiranë, 2 mars, NOA – Shqipëria industriale, është struktura e eksporteve shqiptare që dalin jashtë vendit. Çeliku, giza dhe prodhimet e tjera, që dominojnë mbi të gjitha të tjerat, japin dëshmi të pastra mbi progresin e pastër industrial që po përjeton vendi.
Kështu ka pohuar kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke pohuar se rritja me 424 tonë e eksporteve shqiptare, tregon më së miri edhe rritjen e punësimit, si shkak i rritjes së prodhimit.
“Rritja e eksporteve vërtitet nga 7.9 në 19.9 miliardë lekë dhe është dëshmi e reformave të ecurisë së madhe ekonomike dhe luftës së suksesshme kundër korrupsionit”, tha ai.
Duke shtuar më tej, se të bësh biznes sot në Shqipëri, gjen kushtet më lehtësuese, në krahasim me dhjetëra vende të tjera të botës.
Duke i mëshuar një rëndësi të madhe edhe sistemit tonë fiskal, me theksin se ne kemi taksat më të ulëta se në çdo vend tjetër të botës.
“Por ne me sukses nuk kemi luftuar vetëm barrierat fiskale, por edhe ato burokratike. Përshembull, hapja e Qendrës së Licencave ka shkaktuar një lehtësim maksimal ndaj burokracive”, shtoi më tej Berisha ... (vijon)
n.e/NOA
Kryeministri: PS po ripërgatitet për grevë urie
Replika Berisha-Bode: Taksa për makinat e përdorura gabim, pengon tregun
[media id=176 width=480 height=340]