English

Berisha homazhe në nderim të ish-Kryeministrit turk Erbakan

Tiranë, 2 mars 2011, NOA – Ish udhëheqësi islamik turk Necmettin Erbakan, i cili u nda nga jetë tri ditë më parë në kryeqytetin turk Ankara u nderua sot edhe nga Kryeministri Sali Berisha. Shefi i qeverisë zhvilloi homazhe në ambasadën e Turqisë në Tiranë, në nderim të ish-kryeministrit turk, i cili ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare.

Pikërisht për të nderuar figurën e ish-liderit islamik ambasada e Republikës së Turqisë hapi sot librin e ngushëllimeve, në të cilin Kryeministri Berisha la një shënim në nderim të figurës së Necmettin Erbakan dhe kontributit të tij në politikë.

Necmettin Erbakan ishte themeluesi i lëvizjes islamike kombëtare turke “Mili Gorus”, një prej lëvizjeve me të mëdha politike në Turqinë moderne.

Në kohën kur mbante detyrën e kryeministrit, në vitin 1997 ushtria turke e detyroi udhëheqësin islamik Erbakan të dorëhiqet, ndërkohë që nuk iu lejua krijimi i qeverisë së re islamike.

mit/NOA

KOMENTE