LG Optimus Pad prezantohet ne kongresin botëror të celulareve. I dizenjuar për biznes dhe argëtim, tableti 8.9 inch i LG-së është i përshtatshëm për t’u mbajtur në një dorë; I pajisur me Android 3.0, bërthamë dyshe CPU, kamera 3D
Tiranë, 2 Mars 2011 NOA – LG Electronics (LG) zbuloi tabletin e shumëlajmëruar LG Optimus Pad në një konferencë për shtyp në ditën hapëse të Kongresit Botëror të Celularëve 2011. Me cilësi të shumëllojshme multimediale dhe produktiviteti, LG Optimus Pad ka një ekran unik 8.9 inç për t’u mbajtur në njërën dorë dhe shikueshmëri të pakompromis, një shkëputje nga prirja drejt tabletave që kanë ekrane 7 dhe 10 inc.
LG Optimus Pad është I fuqizuar nga platforma e Google-it Android 3.0 dhe procesori I lëvizshëm NVIDIA Tegra 2. Tableti i parë në botë me një kamera 3D, LG Optimus Pad i mbështjell përdoruesit në një mjedis të thellë multimedial me dekodim Full HD 1080p.
“Me një prurje tabletash në treg, ne ndjenim që LG Optimus Pad duhet të vendoste një standard të ri për atë çka një tablet duhet të jetë”,- tha Dr. Jong-seok Park, President dhe Drejtor Ekzekutiv i LG Mobile Communications. “Ne mendojmë se LG Optimus Pad arrin përzierjen e saktë të mbajtjes dhe shikueshmërisë pa bërë kompromis me performancën.”
Gjithashtu LG Optimus Pad përfaqëson frytet e një partneriteti të ngushtë midis LG-së dhe liderit të computing-ut visual NVIDIA. “Bota e computing-ut po ndryshon nën këmbët tona,” tha Phil Carmack, Senior Zv President i biznesit të lëvizshëm NVIDIA. “Tabletat janë duke zënë me shpejtësi vendin e tyre si kompiuterat tanë më personalë, duke siguruar aftësi të paparashikueshme më parë dhe mobilitet të plotë. Tableti I ri LG Optimus Pad përdor NVIDIA’s Tegra 2 për t’u dhënë konsumatorëve nivele të larta të fuqisë, shpejtësisë dhe performancës. ”
Mbajtje e lehtë, shikueshmëri ideale
Me përmasa 8.9 inc diagonalisht dhe 149.4 mm horizontalisht, LG Optimus Pad ofron një zgjidhje të ndjeshme në krahasim me tabletat e tjerë që janë në treg dhe janë ose shumë të gjera për t’u mbajtur ose shumë të vogla për shikueshmëri ideale. Me përmasa të rehatshme LG Optimus Pad qëndron lehtësisht në një dorë, merret me vete kudo dhe futet lehtësisht në canta të holla. Me një raport 15:9 , LG Optimus Pad I lejon përdoruesit të kenë akses në të gjithë spektrin e aplikimeve në Android Market dhe rezolucioni I tij
1280 x 768 WXGA shfaq me ngjyra të gjalla përmbajtje multimediale në formatin me ekran të plotë.
Platformë e fuqishme, e shpejtë dhe fleksibël
LG Optimus Pad është fuqizuar nga Android 3.0, platforma më e fundit e Google, e optimizuar për tableta që mbështesin rezolucione të ekraneve të mëdhenj dhe aplikime të dizenjuara në mënyrë specifike për tablet , përfshirë Google eBooks, Google Maps 5, dhe Google Talk. Android 3.0 e bën gjithashtu LG Optimus Pad të lehtë në përdorim me një ndërfaqe më intuitive që ngjan me PC. LG Optimus Pad përdor plotësisht Bërthamën Dyshe 1 GHz CPU të NVIDIA Tegra 2 që japin shfletim të internetit të pandikuara nga lag dhe instalim të aplikimeve të shpejta. Grafika te shkëlqyera dhe aftësitë shumëdetyrëshe të NVIDIA Tegra 2 I mundësojnë LG Optimus Pad që të përdore aplikime të shumta në të njëjtën kohe dhe të përballojë me lehtësi multimedia të pasura.
Parajsa për entuziastët e Multimedias
Duke qenë tableat e parë në botë e pajisur me kamera 3D, përdoruesit mund të kapin imazhe të gjalla dhe video me LG Optimus Pad për t’I parë në televizorë 3D duke përdorur HDMI ose në internet nëpërmjet YouTube 3D. Ata që e përdorin për biznes do të vlerësojnë gjithashtu vecorinë e videokonferencës. Me dekodimin 1080p Full HD , entuzistët e filmave mund të transferojnë përmbajtje më cilësi të lartë në televizorët e tyre pa asnjë humbje në cilësinë e figurës. Lojtarët seriozë dhe rastësorë do të kenaqen në koleksionin e pasur të lojrave nëpërmjet Tegra Zone app që hapet pa vështirësi në LG Optimus Pad.
LG Optimus Pad do të fillojë të dërgohet në tregjet lokale në Mars.