English

Egjipti me Kushtetutë të re, në 19 mars mbahet referendumi

Kajro, 2 mars, NOA – Data 19 mars është caktuar për të gjithë egjiptianët si ajo e daljes në votime për të votuar mbi ndryshimet në dokumentin themeltar të shtetit, duke i dhënë atij një fytyrë të re.

Fjala është për një referendum të parashikuar për t’u zhvilluar mbi ndryshimet kushtetuese, mbi të cilat është menduar të thotë fjalën e tij, pro apo kundër, gjithë populli egjiptian me të drejtë vote.

Gjatë këtyre ditëve të fundit, mediat vendase, bëjnë me dijeni se në Egjipt ka pasur negociata për reformën e planifikuar kushtetuese mes ushtarakëve, të cilët qeverisin që prej rrëzimit të presidentit Husni Mubarak dhe përfaqësuesve të opozitës.

n.e/NOA

KOMENTE