Bruksel/Zagreb, 2 mars 2011 - Eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle vlerësoi sot se duke e prezantuar raportin kohor për përparimin e Kroacisë drejt anëtarësimit në BE, se ky shtet ka realizuar progres në katër sfera kryesore, por se edhe më tej ekzistojnë disa mungesa.
Komisioni Evropian ka miratuar raportin mbi përparimin e Kroacisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ku theksohet se vendi duhet të bëjë reforma më të thella në drejtësi dhe kundër korrupsionit.
Raporti e vë theksin dhe tek nevoja e mbrojtjes së pakicave dhe te e drejta e kthimit të refugjatëve, raporton agjencia shtetërore e lajmeve MIA. Kroacia ka përmbyllur 28 nga 35 kapituj në bisedimet për anëtarësim.