English

Gadafi rimerr kontrollin në disa qytete

Libi, 2 mars, NOA - Forcat e Muamer Gadafit kanë sulmuar disa qytete që mbaheshin nën kontrollin e protestuesve.

Dëshmitarët thanë se avionët luftarakë kanë bombarduar Abdabian, ndërsa kamionët e mbushur me mbështetës të regjimit kanë shkuar në drejtim të qytetit.

Në vendin fqinj Brega, forcat antiqeveirtare kanë rimarrë terminalin e naftës, i cili më herët kishte rënë në duart e ushtarakëve.

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka kërkuar qindra aeroplanë për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve të bllokuar në kufirin e Libisë me Tunizinë.

OKB-ja tha se rreth 75 mijë persona kanë fluturuar drejt Tunisit që nga 20 shkurti.

NOA/RFE

KOMENTE