English

Gruaja i kërkon të bëjë vazhdimisht seks: lajmëron policinë

Berlin, 2 Mars 2011 NOA- Policia në një qytet të vogël në Gjermaninë jug-perëndimore ka marrë një telefonatë të pazakontë.

Një turk i dëshpëruar që jeton në shtetin gjerman, në fakt ka bërë thirrje për ndihmë, sepse gruaja e tij e detyronte atë të kryente vazhdimisht marrëdhënie seksuale. Sipas mediave vendase burri ka thënë se ka fjetur këto katër vitet e fundit në divan në mënyrë që të "shpëtojë" nga gruaja e tij. Por dhe kjo zgjidhje nuk ka rezultuar e suksesshme pasi gruaja i vjen në dhomë dhe i kërkon të plotësojë detyrimet bashkëshortore, të cilat ai pretendon se i ka kryer.

“Tani ai ka vendosur të divorcohet...me shpresën se më në fund do të flejë një natë dhe do të shkojë në punë i çlodhur”, thuhet në deklaratën e policisë.

Çifti, i cili ka dy fëmijë, ka qenë i martuar prej 18 vitesh.

a.e./NOA

KOMENTE