Sarandë, 2 mars, NOA – Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi kërkohej prej disa kohësh për vrasje. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se i arrestuari është Vedat Xhemil Xhemili, banues në Vergo të Sarandës.
Ndalimi i tij është bërë dje rreth orës 16:30 nga Policia e Komisariatit të Sarandës.
Xhemili ka qenë prej disa kohësh në kërkim nga policia pasi ndaj tij ka pasur një vendim të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Gjykata e ka dënuar Xhemilin me 2 muaj e 14 ditë burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 I Kodit Penal.
Pas arrestimit nga policia materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
a.k.NOA