English

KLD, një delegacion niset për vizitë drejt Kosovës

Tiranë, 2 mars, NOA – Një delegacion i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është nisur drejt Kosovës për një vizitë zyrtare.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të këtij institucioni, duke konfirmuar se kryesuesi i tij, është vetë nënkryetari Kreshnik Spahiu, i shoqëruar edhe nga anëtarë të KLD-së.

Bëhet me dije gjithashtu, se ky delegacion do të pritet në një takim të veçantë nga presidenti i sapozgjedhur kosovar, Bexhet Pacolli, me të cilin do të merren në shqyrtim çështje që kanë lidhje me sistemin gjyqësor kosovar dhe atë shqiptar.

Duke shkëmbyer eksperiencat e përbashkëta, do të synohet përmes kësaj vizite, një përafrim më i madh mes palëve, për të bshkëpunuar dhe përmirësuar gjërat që ende shfaqin problematika të caktuara... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE