E mërkurë, 2 mars 2011, NOA- Autoriteti Ndërkombëtar për kontrollin e narkotikëve, e ngritur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se puna e bërë nga autoritetet Kolumbiane është për tu vlerësuar.
Sipas kësaj organizate deklarohet se edhe pse Kolumbia mbetet ende prodhuesi më i madh i kokainës në botë, lufta ndaj drogës ka dhënë efekt në shkurtimin e ndjeshëm të eksporteve dhe në reduktimin e tyre.
Në raportin e saj vlerësoheshin përpjekjet e Kolumbisë, duke thënë se forcimi i institucioneve dhe sistemit gjyqësor ka inkurajuar forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.
Sipas kësaj organizate Kolumbia duhet të vazhdojë më tej punën e nisur, në mënyrë që lufta ndaj drogës të kurorëzohet me sukses.
a.y/NOA