Londër, 2 mars, NOA – Kopjimi i doktoraturës, është një dukuri që e dëgjuam të rrëzonte nga pushteti një ministër në Gjermani, por duket se tani po dalin në dritë sekrete të ngjashme edhe për të tjerë persona të njohur në botë.
Njëri prej tyre është edhe Saif Gedafin, djali i kolonelit libian Muamar Gadafi, ndaj të cilit këtë akuzë e kanë ngritur studentët e Universitetit London School of Economics.
Ata kanë kërkuar publikisht ndaj tij që t’i hiqet titulli “Doktor”, i caktuar në vitin 2008, pasi kanë ngritur dyshime për plagjiatura në disa pjesë të tezës së doktoraturës së tij.
Konkretisht, janë zbuluar 16 pjesë plagjiature në disertacionin e tij, të cilat nëse vërtetohen se janë të vërteta, do të mjaftojnë që atij t’i hiqet titulli “Doktor”.
n.e/NOA