English

Kore e Veriut: tani dyqane ku shiten jashtëqitjet njerëzore

Kore e Veriut, 2 Mars NOA- Sipas statistikave të fundit, ndër më të shiturat në treg në Korenë e Veriut janë xhinset e ngushta, filmat pornografikë... dhe jashtëqitjet njerëzore.

Ndërsa shitja e dy produkteve të para mund të "kuptohet" lehtë- suksesi i jashtëqitjeve të njeriut të lë në mëdyshje.

Kim Young-soo, profesor në “Seoul's Sogang University”, thotë se tre produktet e mësipërme janë më të kërkuarat nga konsumatorët koreanë-veriorë.

Në realitet ka një arsye. Në fakt, tradicionalisht, shumë familje bujqësore përdorin jashtëqitjet e tyre për të plehëruar fushat. Por duket se vitet e fundit, ka mungesë të tyre.

“Nuk dimë pse po ndodh kjo? Ose njerëzit kanë ndryshuar dietën ose për shkak se kanë ndaluar ruajtjen e jashtëqitjeve”, thonë autoritet vendore.

Fakti është se për të kapërcyer këtë mungesë të plehrave, kanë lindur një numër dyqanesh që shesin jashtëqitje njerëzore.

a.e./NOA

KOMENTE