English

Kryeministri: PS po ripërgatitet për grevë urie

Tiranë, 2 mars, NOA Update – Partia Socialiste po përgatitet për një skenar të ri, që ka në qendër të tij grevën e urisë, siç bëri edhe gjatë kësaj pranvere.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, vetë kryeministri Berisha, duke aluduar se selia rozë këtë herë do të ngujohet për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha.

Madje ai e ka vijuar këtë ide, duke e lidhur me zgjedhjet e 8 Majit, për të cilën tha se kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, është në ikje nga ky post.

Duke e lënë gjithçka në kuadrin e një skenari të dëgjuar prapa skenave dhe ende të pazyrtarizuar, Berisha ironizoi disa herë me këtë fakt, gjatë mbledhjes së qeverisë.

n.e/NOA

[media id=176 width=600 height=440]

KOMENTE