English

Lirohet edhe gardisti i dytë, Sadik Çela

Tiranë, 2 mars, NOA Update – Ndërsa para pak minutash, Gjykata e Apelit, ka komunikuar vendimin për lirimin e gardistit Gazmend Ahmetaj, tani ka mbërritur edhe vendimi i dytë, ai i lirimit të kolegut të tij, Sadik Çela.

Edhe ky i fundit akuzohej nga prokuroria për implikim në vrasjen e 4 civilëve gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Së bashku me Mark Nikollin dhe Gazmend Ahmetajn, Sadik Çela ndodhej nën masën e arrestit me burg, të vendosur nga gjykata e Tiranës, pas akuzave të ngritura nga organi i prokurorisë.

Por me vendimin e saj të sotëm, Apeli i ka cilësuar si të pabaza vendimet e mëparshme të gjykatës, duke mundësuar në këtë mënyrë lirimin edhe për gardistin e dytë ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE