Nju Jork, 2 mars, NOA – Do të ketë luftë në Libi?! Kjo është pyetja që po i shtrojnë vetes jo vetëm qytetarët e këtij vendi, por edhe ata perëndimorë.
Kjo pasi qeveritë e tyre janë duke marrë në shqyrtim vendimin e mundshëm për një ndërhyrje ushtarake në Libi, me qëllimin e neutralizimit të situatës, e cila duket mjaft e rënduar ditët e fundit, nga përleshjet mes pushtetmbajtësve të Muamar Gadafit dhe opozitës.
Ndërkaq, mësohet se edhe pse ende nuk ka një pakt brenda Aleancës së Atlantikut për të ndërhyrë në Libi ushtarakisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë gati të dërgojnë luftanijet drejt vendit arab.
Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs ka thënë se është e parakohshme gjithsesi, të diskutohet ndihma ushtarake për opozitën libiane ndërkohë që fraksione të ndryshme përpiqen të bëhen më të organizuara.
n.e/NOA