Itali, 2 Mars NOA - Jeta në Tokë ka mbërritur me anë të meteorëve. Diçka e tillë është provuar nga një studim, që ka vënë në pah provat e një teze, që deri më tani ishin vetëm të hipotizuara. Gjithçka është publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave në SHBA, PNAS. Koordinimi është kryer nga italianja Sandra Pizzarello, një nga autoritetet ndërkombëtare në temën e meteorëve, që prej 40 vitesh punon në SHBA në universitetin e Arizonës.
Ekipi i drejtuar nga Sandra Pizzarello ka gjetur se meteori i përket familjes karbonike, më antiket ndërmjet fosileve të sistemit diellor të rëna në Tokë.
“Kemi zbuluar se kompozicioni i tij është shumë më primitiv krahasuar me atë të meteorëve të tjerë”, - shkruajtën studiuesit.
Në veçanti, për herë të parë në një meteor është gjetur një sasi e madhe e përbërësve kryesorë për të përftuar molekula organike: amoniak. Është treguesi i parë që provon hipotezën që “përbërësit” që i kanë dhënë origjinën e jetës në Tokë kanë ardhur nga hapësira.
r.b/NOA