English

Ministri i Brendshëm: Thellim të sundimit të ligjit

Ministri Rexhepi priti një delegacion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë

Prishtinë, 2 Mars 2011 NOA - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi priti sot delegacionin nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga zëvendëskryetari z. Kreshnik Spahiu.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve në fushën e sundimit të ligjit.

Ministri Rexhepi foli për arritjet në reformimin e sistemit të drejtësisë në vend dhe për përmirësimin e bashkëpunimit në mes të agjencioneve të zbatimit të ligjit në vend, përkatësisht në mes të Policisë dhe Prokurorisë.

Edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, z. Kreshnik Spahiu u shpreh se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë mund të intensifikohet dhe të zhvillohet edhe më tej, duke filluar nga harmonizimi i legjislacionit, politikave strategjike dhe ngritjes së kapaciteteve njerëzore.

a.b/NOA

KOMENTE