SHBA, 2 Mars NOA - Motorola Xoom, tableta e parë në botë e cila ka mbërritur në dyqane dhe është e pajisur me sistem operativ Android 3.0, po paraqet vetëm nismën e një strategjie të prodhuesve në SHBA, për tu përhapur në treg dhe për të premtuar një zhvillim të madh gjatë muajve të ardhshëm. Sanjay Jha, administratore e Motorolës, ka konfirmuar lancimin e shumë tabletave të reja Android, brenda këtij fundviti, të cilët do të jenë me ekrane të gjerë dhe të bollshëm për konsumatorët. Ndër produktet e ardhshme Android të Motorolës, bazuar në deklaratat e numërit një të kompanisë, do të jetë një model me ekran prej 7 polësh. Menaxheri deklaroi gjithashtu se shumica e telefonave Android Motorola do të kenë të mundur lidhjen Ëebtop me një ekran 11.6 polësh dhe tastierë me touchpad, ashtu siç ja ndodhur me Motorolën Atrix 4G, i cili u prezantua në muajin janar në SHBA.
r.b/NOA