English

Ndeshja e fundit në 7 qershor, Lamtumirë Ronaldo!

E mërkurë, 2 mars 2011, NOA- Ronaldo Luiz Nazario Da Lima i njohur si legjenda e futbollit Brazilian, do luaj ndeshjen e tij të fundit të lamtumirës.

7 Qershori do të shënojë finishin e karrierës së tij gjithë trofe dhe tituj nëpër ekipet ku ka debutuar.

Këtë lajm e ka zyrtarizuar presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ricardo Teixeira i cili theksoi se, “Ronaldo meriton një ndeshje lamtumire me fanellën e Brazilit dhe jam i sigurt se do të ketë festë me këtë rast”.

Kjo ndeshje lamtumire do të luhet me një miqësore me ekipin e skuadrës së Rumanisë.

Nën fanellën e ekipit të Brazilit Ronaldo shijoi dy tituj kampion Bote.

a.y/NOA

KOMENTE