Nju Jork, 2 mars, NOA – Situata e tensionuar në Libi javët e fundit, ka bërë që prej këtij vendi të largohen mbi 140 veta, duke kërkuar vendqëndrim të përkohshëm tek fqinjët.
Shifra konfirmohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës, të larguarit i janë drejtuar Tunizisë dhe Egjiptit, në pritje të asaj që mund të ndodhë për të qetësuar gjakrat e ndezura mes pushtetmbajtësve të Gadafit dhe opozitës së egërsuar që kërkon me çdo kusht rrëzimin e tij.
Nga ana tjetër, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka marrë vendimin për pezullimin e Libisë nga anëtarësimi në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.
n.e/NOA