English

Pacolli: Si shtet i ri, kemi nevojë për shumë miq

Presidenti Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane

Prishtinë, 2 Mars 2011 NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane: Republika e Afrikës Qendrore, Cape Verde (Kepi i Gjelbër) dhe Kongo-Brazzavile, të kryesuar nga diplomati Dominique N’Gouabi Osser.

Presidenti Pacolli i njoftoi ata për zhvillimet aktuale në vendin tonë, krijimin e institucioneve, si dhe sfidat që e presin Republikën e Kosovës në të ardhmen. Pacolli theksoi se Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq dhe në këtë prizëm ajo ka një respekt të veçantë për popujt e Afrikës dhe dëshiron bashkëpunimin sa më të mirë me shtetet e këtij kontinenti. Temë dominuese e takimit të sotëm ishte sigurimi i sa më shumë njohjeve për Republikën e Kosovën. Presidenti Pacolli shprehu synimin e institucioneve të vendit ton që sa më shumë shtete të Afrikës ta njohin vendin tonë. Ai gjithashtu u shpreh në të mirë të intensifikimit të marrëdhënieve me ato shtete që e kanë njohur vendin tonë, duke shkëmbyer vizita në nivelin politik, por edhe duke i hapur rrugë bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe në fusha të tjera me rëndësi dhe me interes.

a.b/NOA

KOMENTE