English

Pragfushata elektorale, Pollo takime intensive në qarkun e Beratit

Berat, 2 mars, NOA - Pragfushata elektorale, e ka gjetur ministrin Genc Pollo, në qarkun e Beratit, duke zhvilluar takimet intensive me elektoratin.

“Ne dimë të mbajmë premtimet e dhëna”, mësohet të jetë shprehur ai në komunën e Sinjës të rrethit të Beratit.

Gjatë fjalës së tij, ministri Pollo revokoi mbresat e tij nga vizita për herë të parë në këtë komunë, rreth vitit 2008, duke theksuar se era e ndryshimit në komunën e Sinjës nuk është se u ndje sot, por është ndjerë që kohë më parë.

“Përmendëm në atë kohë, - tha gjatë fjalës së tij ministri Pollo, - ndërtimin e rrugës Ura e Goricës – Sinjë, si një ndër projektet kryesore për komunën dhe për qarkun e Beratit, një ndërtim që do bëhej nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe që do të përfundonte brenda afatit. Dhe ja rruga, që unë e pashë sot dhe që ju e shihni përditë, madje ju e keni parë përditë që nga kilometri i parë i asfaltit, flet vetë për seriozitetin, për përkushtimin tonë dhe për besimin, që gjithkush mund të ketë ndonjë luhatje apo hezitim, duhet ta rikonsiderojë”.

“Ne e dimë, - vijoi më tej Pollo, - që ndonëse kemi bërë shumë gjëra, po ashtu jemi të ndërgjegjshëm që mbetet shumë për t’u bërë, por, ashtu siç u angazhuam në 2008 për të bërë rrugën Berat-Sinjë, po kështu, angazhohemi për të vazhduar projekte të rëndësishme që rregullojnë, përmirësojnë, lehtësojnë, jetën e secilit nga banorët e këtij komuniteti”.

n.e/NOA

KOMENTE